Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Christian Heldt.
Krye temë e këtij takimit ishin masat e ndërmarra lidhura me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.
“Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, deklaroi në këtë takim ministri Vitia.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë, z. Christain Heldt tha se Gjermania ka vullnetin që ta përkrahë Republikën e Kosovës për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze.
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...