Në mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusi sot u propozua që të mbyllen kufijtë e Kosovës.
Këtë e rekomandoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan arbresh.info
Ai tha se ky pezullim të jetë i përkohshëm.
“Propozohet mbyllja e kufijve me shtetet fqinje, pezullimi i përkohshëm i linjave tokësore dhe ajrore deri në një vendin tjetër, përjashtim bëjnë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët do të hulumtohen nga Institutet mjekësore”, ka thënë Vitia.
Vitia shtoi se kjo të bëhet pavarësisht se asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.
“Në Kosovë akoma nuk kemi raste të konfirmuar por me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve me koronavirus”, përfundoi ai.
E i pari i Qeverisë së Kosovës që është edhe kryesues i këtij Komisioni, Albin Kurti propozoi që diskutim të bëhet i mbyllur ndërsa vendimi do të bëhet publik në një konferencë për medie./arbresh.info/
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...