Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re.
“How to be lonely” titullohet kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”, shkruan portali arbresh.info
Kompozimin e këngës e ka bërë sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.
Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio.
Kujtojmë se kjo është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëherësh kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018./ arbresh.info/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...