Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se kishte informacione, që një numër i madh qytetarësh janë larguar pasditen e së enjtes nga Tirana.
Pipero e cilësoi këtë veprim një gabim shumë të rëndë, duke e krahasuar me sjelljen e italianëve, kur nisi të shfaqet koronavirusi.
“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhësuar nga Tirana në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, ështyë shumë gabim”, tha infeksionisti i njohur./ Opinion.al
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri