Kryeministri Edi Rama, foli për masat e marra për menaxhimin e situatës në vend, pas shfaqjes së koronavirusit. Rama i pyetur lidhur me marrjen e masave nga shtetit shqiptar dhe nëse duheshin mbyllur më parë kufijtë, Rama tha se mbyllja e kufijve nuk e pengon përphapjen e virusit.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Këto masa që duken drastike, a ishin të detyrueshme, apo mund të ishin marrë step by step, pra diku më të lehta e diku më drastike?
Edi Rama: Faktikisht vendet nuk kanë shumë zgjedhje sepse rruga është e njëjtë ai që ndryshon është intensiteti pas shfaqjes së virusit në territor. Ne kemi zgjedhur një plan të mirë menduar dhe përshkallëzimi i masave është i domosdohëm, sepse siç jam munduar të përsëris asnjë vend nuk mund të ndalë as arritjen dhe as përhapjen e koronavirusit. Përmes masave mund ta ngadalësojmëe dhe duke e ngadalësuar mund ta garantojmë qendrueshmërinë e sistemit dhe mund të fitojmë kohë, duke shpresuar se kanë të drejtë ekspertët, se rritja e temperaturave i dobëson viruset.
Blendi Fevziu: A jemi të vonuar me këto masa? A duheshin ndaluar fluturimet me Italinë. Kishim 17 fluturime, pra 5 mijë pasagjerë nga aeroporti, 2 mijë nga tragetet…
Edi Rama: Jo, ne kemi vepruar në kohën e duhur sepse askush në asnjë rast nuk ka reaguar në masa drastike para shfaqjes së virusit në territorin e vet. Kjo sepse masat drastike nuk bëjnë gjë veçse godet zinxhirin e ekonomik dhe nuk e pengon virusin të hyjë. Nëse mbyllja e kufijve do të pengonte virusin atëherë murtaja nuk do të ishte përhapur në një kohë kur ekzistonte vetëm karroca.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...