Bashkia e Durrësit ka urdhëruar mbylljen e tregjeve industriale në kuadër të masave si pasojë e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Mbyllja e tregjeve do të jetë në një afat të pacaktuar.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të masave të vecanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit vendosi:
Mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar
Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse.
Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve theksojmë se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...