Cristiano Ronaldo është futur në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira pasi shoku i skuadrës së Juventusit, Daniele Rugani testoi pozitivisht me coronavirus.
Ylli portugez fluturoi për në Portugali për të vizituar nënën e tij, e cila kohët e fundit pësoi një goditje në tru.
Ai udhëtoi me leje speciale nga autoritet e të dyjave shteteve.
Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )
Pas që Daniele Rugani rezultoi pozitiv me coronavirus, portugezi është futur në karatin në shtëpinë e tij në Madeira.
Të dy Ronaldo dhe Rugani ndanë një dhomë të zhveshjes të dielën kur Juventus mundi Interin 2-0 pas dyerve të mbyllura.
Një foto e postuar në Instagram nga Miralem Pjanic pas ndeshjes tregon Ronaldon dhe Ruganin duke festuar fitoren së bashku me shokët e tyre të skuadrës.

Të gjithë ata që ranë në kontakt me Rugani nga të dy ekipet, tani kanë kërkuar të jenë në izolim.
Shpresohet që përhapja të jetë e kufizuar pasi Rugani ishte një zëvendësues në stol dhe Maurizio Sarri nuk e futi në lojë.
Gazetat Quotidiano Sportivo dhe Abola, ia kanë ndarë ballinat e tyre, Ronaldos që tashmë është në karantinë.

Të gjitha ngjarjet sportive në Itali janë anuluar deri të paktën më 3 prill, por Juventus duhet të luajë me Lyonin në Ligën e Kampionëve të martën e ardhshme.

Kjo ndeshje do të luhet pas dyerve të mbyllura, por mund të ndodh që të anulohet nga UEFA.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...