Nëpërmjet një kumtese të OBRM-PDUKM-së thuhet se “pasi që ta formojmë qeverinë e re, përmes masave reale do të angazhohemi që ta përafrojmë shëndetësinë te qytetarët”.
“OBRM-PDUKM obligohet për rindërtim që do të thotë përforcim të shërbimeve të ndërtimit të tretë dhe ndihmës mjekësor. Kjo do të thotë qasje më të madhe gjatë 24 orëve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Qeveria e re që do të udhëheq OBRM-PDUKM obligohet të rindërtojë, që do të thotë lirim nga procedurat administrative të mjekëve amë”, shprehen nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë do të ndërtohet shëndetësi e orientuar për pacientët për shkak se do të miratohet Strategji nacionale shëndetësore si e bazuar mbi forcimin e shëndetit publik, forcimit të shëndetësisë primare dhe stomatologjisë si dhe optimizimi të sistemit shëndetësor.
“Vota për OBRM-PDUKM-në është votë për rindërtim, ndërsa vota e LSDM-së është votë për krimin. LSDM asnjëherë nuk do të ndryshojë, do të mbesë parti e kapur nga Zaevi dhe Sheqerinska që janë mbetjet e fundit të tranzicionit kriminal”. Për të shpëtuar Maqedoninë, kriminelët tranzicional duhet të dënohen për dëmet që i bënë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...