Basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert, ua kishte prekur mikrofonat të gjithë gazetarëve, duke u tallur për koronavirus. Vetëm pak ditë më vonë, ai u zbulua se është i infektuar me virusin Covid-19.
Rudy Gobert ishte duke bërë shaka se s’ka rrezik nga koronavirusi, kur filloi t’i prekë me dorë të gjithë mikrofonat dhe gjithçka mbi tavolinë, gjatë një konference për shtyp të NBA.
Disa ditë më vonë, ai u bë e ditur se është diagnostikuar me koronavirus.
Rudy Gobert thought it was funny to touch every single mic and recorder in the media room.
Now, he has Coronavirus and the entire NBA season is suspendedpic.twitter.com/A22U5AgmBi
— Sports ReUp (@SportsReUp) March 12, 2020
Qendra, i cili është 27-vjeçar, ka qenë titullar në çdo ndeshje për Utah Jazz këtë sezon. Kjo bëri që NBA t’i suspendojë të gjitha ndeshjet për një kohë të pacaktuar.
Lajmi u bë i ditur para se të fillojë ndeshja e Utah Jazz kundër Oklahoma City Thunder.
Ndeshja ishte anuluar para se të mbahej dhe asnjë lojtar nuk ishte në palestër.
Liga NBA ka thënë se do të mblidhen më vonë për të shikuar cilat hapa duhet marrë lidhur me kontrollimin e pandemisë. /Express/
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada