Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës,Valon Prestreshi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.
Prestreshi ka publikuar kuponin fiskal ku shihet se çmimi i supës, nga rreth 35 cent sa ka kushtuar deri para pak kohe, tashmë ka shkuar në 90 cent.
“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, ka thënë Prestreshi në një postim në Facebook.
Më herët, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, njoftoi se nesër do të thërrasë mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së ku do të koordinohen me Qeverinë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas shqetësimeve që AKK-ja thotë t’i ketë pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19.
“Pas shumë shqetësimeve që i kemi pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19, dhe pas mbledhjes urgjente të qeverisë së Kosovës që u mbajt sonte në ora 20:00, zv.Kryeministri Hoti propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente. Nga nesër do të thërras mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së dhe do të koordinohemi me qeverinë”, tha Prestreshi.
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...