Rusia ka nisur një fushatë lajmesh të dyshimta sipas të cilave SHBA ka krijuar koronavirusin vrasës në formën e një arme biologjike ndaj Kinës.
Ndërkohë Britania dhe SHBA kanë nisur luftën e re kundër “aktorëve dashakeq” të Vladimir Putin për përgënjeshtrimin e pretendimeve të rreme.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Kremlini ka nisur disa qindra llogari në Facebook e Twitter për përhapjen e keqinformimit.
Një prej tyre, Channel 1 i financuar nga Rusia thotë se dhe emri koronavirus është një referencë e fshehtë për origjinën amerikane të epidemisë.
Ata sugjerojnë një lidhje të largët mes President Donald Trump që vendos ‘kurorat e bukurisë’ dhe emrit ‘corona’ (kurorë) për virusin.
Lajmet që shpërndahen në këto faqe thonë se Donald Trump e ka prodhuar virusin në kuadër të “luftës ekonomike kundër Kinës.”
Sekretari britanik për Evropën e Eurazinë, Philip Reeker, tha: “Duke përhapur dizinformacion, aktorët rusë përsëri pop kërcënojnë sigurinë publike duke larguar vëmendjen nga kërcënimi global shëndetësor”./TCH
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt