Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Dorotea Deshishkun, këshilltare politike për rininë.
Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në SHBA, Minerva Schools në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2% dhe kishte fituar bursë.

Nga 2013, Dorotea udhëheqë iniciativën humanitare Project Maat, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë.
Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve./arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...