Drejtori i Burgut të Shkupit Esad Rahiq, në një intervistë për “Utrinski Brifing” ka folur rreth gatishmërisë së këtij institucioni për t’u përballur me coronavirusin.
Rahiq tha se ka folur me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, para se të paraqitet rasti i parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga përvoja që kam, para se të paraqitet pacienti i parë u dëgjova me ministrin Filipçe dhe konstatuam se nuk është pyetja nëse do të paraqitet virusi, por kur. Ata u përgjigjën shpejtë dhe na dërguan materiale për parandalim”, tha Rahiq.
Ai shtoi se në bashkëpunim me Drejtorinë për Sanksione është rritur niveli i mbrojtjes, por shtoi se edhe pse çdo i burgosur kontrollohet nga mjekët, në këto rrethana nuk është e mjaftueshme.
Ndërsa sa i përket ndalimit të vizitave, Rahiq tha se për kjo duhet të ngritet në nivel më të lartë dhe të vendoset.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. E reduktojmë numrin e vizitave. Por në një sistem të këtillë, nëse paraqitet coronavirusi, nuk dua ta mendoj çfarë do të ndodhte”, tha Rahiq.
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës