Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, është shprehur e pakënaqur me trajtimin që po u bëhet grave të përdhunuara gjatë luftës.
Kajtazi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, tha se kategoria e të përdhunuarave në luftë nuk është konsideruar si derivat i luftës.
“Ne jemi marrë me derivatet e “trimërisë dhe nderit” ndërsa të përdhunuarat nuk i kemi parë si derivat i luftës. Këto fatkeqësisht vetëm kanë rënduar familjes tona. Ishte plan mirë i menduar i Serbisë, pasi pasojat e përdhunimeve janë afatgjate”.
Deputetja e mazhorancës thotë se nuk është e mjaftueshme që këto gra të marrin vetëm një pensione benifitet e luftës t’i marrin kategoritë tjera.
“Shembull, një fëmijë i një veterani të luftës i ka të gjitha dyert e hapura për t’u regjistruar [në universitete], fëmija i një të përdhunuare në luftë i ka dyert e mbyllura. Faktikisht nuk po them të mbyllur por nuk gëzon ndonjë privilegj por nuk i ka benifitet që i garanton ligji”.
Kajtazi thotë se edhe kjo kategori duhet të gëzoj privilegje që kanë kategoritë tjera të implikuara nga lufta.
Deputetja e shumicës thotë se do të bëhet më shumë në këtë drejtim gjatë këtij mandati./telegraf/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...