Manchester United ka fituar përballjen ndaj Manchester Cityt me rezultat 2 – 0 në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierë Ligë.
“Djajtë e Kuq” ia dolën të arkëtojnë tri pikë shumë të rëndësishme që do t’iu ndihmojnë të hyjnë në top katër, shkruan portali arbresh.info.
Pas një asistimi të mrekullueshëm nga Bruno Fernandes në minutën e 30-të Anthony Martial tundi portën e Ederson, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë dy skuadrat kishin raste të mira, Aguero shënoi gol, por pasi u shikua VAR, goli nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje, kurse goditjen finale Kampionit të Anglisë ia dha McTominay në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+7) pas gabimit trashanik nga ana e Ederson.
Pas kësaj fitore, United ngritët në pozitën e pestë me 45 pikë, tri me pak se Chelsea, ndërsa City mbetet në pozitën e dytë me 57 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/SonOfKobe/status/1236719696763854849
https://twitter.com/oyinbra/status/1236707604681895936
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës