Chelsea ka mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4 – 0, e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierë Ligë.
“Blutë” gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë se kundërshtarët dhe me shumë meritë arkëtuan tri pikë, shkruan portali arbresh.info.
Pas një pasimi të bukur nga Pedro, Mason Mount në minutën e 14-të dërgoi topin në korner të portës duke kaluar vendasit në epërsi, ndërsa pas shtatë minutave ishte Pedro që u gjet në vendin e duhur kur pasoi Barkley duke dyfishuar rezultatin.

Në 45-minutëshin e dytë ishte Willian që me një super gjuajte tundi portën e Pickford në minutën e 51-të, ndërsa në listën e golashënuesve hyri edhe Olivier Giroud i cili pas harkimit të Willian u gjend mjaftë mirë duke shënuar në minutën e 54-të duke vulosur rezultatin përfundimtar 4 – 0.
Pas kësaj fitore, Chelsea mban pozitën e katër me 48 pikë, ndërsa Everton renditët në pozitën e 12-të me 37 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/LordMayorByron/status/1236673247904763904
https://twitter.com/mikekarangwa/status/1236673439173357569
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1236674256731324416
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit