Natyrisht se në Kosovë ka shumë profesione të veçanta që i bëjnë femrat.
Por vetëm një nga ato femrat e suksesshme është ngasëse e autobusit.
Bëhet fjalë për 33 vjeçaren nga Komuna e Obiliqit, Laura Mirena, e cila po sfidon një profesion që në vendin tonë perceptohet kryesisht mashkullor.
arbresh story, me rastin e 8 marsit e cila njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, ju sjellë rrëfimin e shoferes së vetme të autobusit në Trafikun Urban të kryeqytetit.
E këtë profesion, ajo thotë se e ka ëndërruar që nga fëmijëria.
“Që në fëmijërinë time e kam gjithmonë e kam pasë pasion automobilistiken, e në veçanti autobusin dhe motoçikletën. Tani vendosa të regjistroj patentë-shoferin me i marrë kategoritë dhe të vazhdoj të punoj diku nëse më ofrohet mundësia”, deklaroi Mirena.
Mirena thotë se shoqëria e saj në fillim të karrierës, e kanë paragjykuar madje dhe e kanë përbuzur.
Ndërsa kur flet për reagimet që i merr nga qytetarët, ajo e kujton një rast që i ka bërë përshtypje më së shumti.
“Gjithmonë më kanë mirëpritur më thoshin që ‘zemra më është bërë mal’. Më kujtohet një rast kur ka ardhur një axhë përpara më ka thënë që në Kroaci i ka parë femrat shofere të autobusit, paska menduar që kur vjen ajo ditë që me i pa edhe tek ne në Kosovë që femrat të vozisin autobusë, aeroplanë”, thotë ajo.
Më tutje shoferja Mirena, flet për vështirësitë e profesionit të saj.
Ndërkaq nëse jeni kureshtar se si ajo e fillon punën , le ta dëgjojmë nga Laura Mirena.
E krejt në fund, duke ua uruar 8 marsin të gjitha femrave, ajo ka edhe një porosi për të gjitha femrat.
Ndryshe 8 marsi, njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas që shënohet që nga viti 1909./AlbanBegolli/arbresh.info/
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...