Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, me datën 8 mars, organizon Edicionin e Parë të Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon.
Aktiviteti fillon në orën 09:00 në qendër të Tuzit, me hapjen e panairit të artizanaleve me mbi 40 pjesëmarrës nga 8 komuna.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë të gjitha SHKA-të nga Malësia dhe nga vendet fqinje,si dhe do të ketë program argëtues për fëmijë.
Aktiviteti zgjatë deri në orën 17.00 !
Paneli i diskutimit fillon të njëjtën ditë, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit.
Mirë se vini dhe urime 8 Marsin !
Vërejtje: Në rast të motit të keq, panairi dhe programi i paraparë muzikoro- argëtues do të realizohet në Kantinën e verës “13 Korriku” në Shipshanik.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...