Operacionet financiare hungareze në mediat e Sllovenisë dhe Maqedonisë janë në axhendën e deputetëve evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të mërkurën e ardhshme në një seancë plenare, Parlamenti Evropian do të debatojë për “ndërhyrjen hungareze” në mediat në Slloveni dhe Maqedoni, informon AIM.
Informacioni u konfirmua nga eurodeputetja sllovene Irena Joveva në profilin e saj në “Twitter”.
“Sipas dokumenteve të publikuara në portale, vitet e fundit udhëheqja politike hungareze, përmes një prej bankave dhe ndihmësve të saj në Slloveni, ka zhvilluar një operacion të madh ndërkombëtar politik-mediatik në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të rrëzohet qeveri e kaluar, si dhe marrëveshja për anëtarësim në NATO, në këtë operacion rol vendimtar kanë pasur edhe pronarët e mediave hungareze të afërta me partinë sllovene SDS, të financuara nga firmat e afërta me Viktor Orban”, sqaron Joveva.
Sipas informacioneve të publikuar, bëhet fjalë për katër milion euro të transferuara në Slloveni përmes këtyre kompanive, 1.5 milion prej tyre mbetën në Slloveni dhe 2.5 milion janë destinuara për Maqedoninë./Telegrafi/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...