arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se në objektin e Telekomit të Kosovës po kryhet një bastisje nga Policia e Kosovës.
E zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi ka thënë për arbresh.info se rasti ka të bëje me dyshime për mashtrim.
Abazi ka shtuar gjithashtu se ndërmarrja i ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin.
“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i TK-së ka shtuar gjithashtu se nga mediat janë informuar për një person të arrestuar
“Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, ka thënë ai.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin I cili ka thënë se detajet do të jepen vetëm pas përfundimit të aksionit.
“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke e realizuar një operacion policor.
Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./arbresh.info/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre