Kryetari Stevo Pendarovski sot pranoi kryetarin e Këshillit Nacional të Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Në njoftimin e Kabinetit të kryetarit Pendarovski thuhet se në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe është vlerësuar se këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale në më shumë sfera.
Kryetari Pendarovski ka shprehur pritjet për intensifikim të bashkëpunimit mes kuvendeve të të dy shteteve si aspekt i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Gjithashtu në takim Pendarovski ka theksuar rëndësinë për përkrahjen e fuqishme, të parezervë dhe parimore të Austrisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Në këtë kontekst, Pendarovski kret që së shpejti, pas miratimit të metodologjisë së re për anëtarësim, do të caktohet datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, që është në interes të stabilitetit të rajonit dhe BE-së.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...