“Shpreh ngushëllime për ushtarët turq që humbën jetën në Siri. Vdekja e njerëzve çdoherë është një tragjedi e madhe”, tha presidenti rus Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se situata në Idlib të Sirisë është përkeqësuar në periudhën e fundit.
Takimi me Putinit dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Pallatin e Kremlinit ka filluar. Putin në deklaratën e tij të shkurtër para takimit tha se u japin rëndësi të madhe marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
“Shpreh ngushëllime për ushtarët turq që humbën jetën në Siri. Vdekja e njerëzve çdoherë është një tragjedi e madhe. Fatkeqësisht, përfshirë edhe zyrtarët ushtarakë sirianë askush nuk e dinte vendndodhjen e ushtarëve turq”, tha ai.
“Ushtria siriane me të vërtetë ka pësuar humbje serioze. Prandaj, është e dobishme që të vazhdojmë bisedimet në mënyrë që të mos përsëritet ky incident dhe të mos dëmtojë marrëdhëniet turko-ruse”, tha Putin/AA
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt