Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë të Manchester United, Wes Brown insiston se nuk duhen bërë krahasime mes skuadrës momentale të “Reds” dhe të “Djajve të Kuq” që fitoi tripletën nën urdhrat e Alex Ferguson në vitin 1999.
Liverpool gati ka fituar Premierë Ligën këtë sezon, pasi janë plotë 22 pikë mbi Cityn, ndërsa kanë mbetur vetëm 10 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Brown nuk mendon se këto dy skuadra duhen krahasuar sepse kampioni momental i Evropës ende nuk e ka fituar tripletën.

“Kjo skuadër e Liverpool është shumë e mirë. Kanë dominuar ligën këtë sezon, por derisa ta fitojnë tripletën nuk duhen bërë krahasime”.
“Nuk mund të krahasosh skuadrën që e ka bërë. Fitimi i tripletës është shumë e vështirë për ta arritur”, theksoi ai.
Ndeshja e radhës për Liverpool është kundër Bournemouth në “Anfield”./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër