Skuadra ferizajase ka pësuar humbje me rezultat 27:33, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në Denilovgrad të Malit të Zi.
Kastrioti është mposhtur nga skuadra serbe, HC Radnicki Kragujevac, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Challenge Cup, shkruan Zëri.
Skuadra ferizajase ka pësuar humbje me rezultat 27:33, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në Denilovgrad të Malit të Zi.
Ndeshja ka qenë e nivelizuar dhe serbët e mbyllën pjesën e parë me dy gola dallim, 16:14, për ta shtuar epërsinë në pjesën e dytë, kur fituan me gjashtë gola dallim.
Beni Sula ka qenë më i miri tek skuadra kosovare me 10 gola të shënuar, kurse tek serbët, Djordje Spasic realizoi 8. ndeshja e dytë në mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 14:00, përcjell Zëri.
Përballja e dyfishtë në mes të këtyre dy skuadrave po zhvillohet në terren neutral, pasi serbët s’kanë pranuar të vinin në Kosovë.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian