Manchester City e ka mundur 1:0 skuadrën e Atdhe Nuhiut, Sheffield Wednesday, për ta siguruar një vend në çerekfinale në përpjekje për ta mbrojtur titullin në FA Cup.
Sergio Aguero u siguruar që City të kalojë në çerekfinale duke e realizuar golin e vetëm dhe të triumfit në 1/8 e finales të mërkurën në Hillsborough, raporton Gazeta Express.
Në një takim të dominuar plotësisht nga vizitorët, Sheffieldi nuk e pati as një goditje në kornizën e portës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Nuhiu nuk luajti fare në këtë takim, pasi u mbaj në bankën rezervë.
Skuadra e Guardiolës synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në FA Cup, si dhe ta shtojë numrin e trofeve këtë sezon, pasi e ka fituar edhe Carabao Cup duke e mundur Aston Villën në finale javë më parë.
Duke qenë se i ka humbur gjasat për të mbrojtur titullin në Premierligë, pasi ngel 22 pikë prapa liderit Liverpool, City do të përqendrohet në këtë garë dhe në Ligën e Kampionëve.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë