Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se sulmuesi, Eden Hazardo do të luajë për Real Madrid para se t’i bashkohet Kombëtares në Euro 2020.
Belgu pësoi lëndim në përballjen ndaj Levante, ndërsa të javën e kaluar u operua në Dallas, transmeton portali arbresh.info.
Por, Martinez beson se Hazard do rikthehet para se të përfundojë sezoni.

“Padyshim do të luajë për Real Madrid para Belgjikës. Dy javët e para janë të rëndësishme, por e dimë si punon Eden në lëndime, besojmë se do kthehet për Madrid këtë sezon”.
“Kishte fat shumë të keq. Gjatë sezonit nuk ishte pjesëmarrës për 20 ndeshje, kur i sheh statistikat që Eden nuk ka pushuar aq shumë gjatë karrierës”.
“Në tetë vitet e fundit te Chelsea nuk mungoi në 20 ndeshje, të cilat i ka humbur këtë sezon”, theksoi ai.
“Los Blancos” edhe pa Hazard kanë arritur të dalin në kreun e tabelës me 56 pikë, një më shumë se Barcelona./arbresh.info.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...