Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha ligjvënësve konservatorë në parlamentin gjerman, se ajo është në favor të vendosjes së zonave të sigurisë në veri të Sirisë, i thanë agjencisë Reuters, dy pjesëmarrës në takim.
Merkel ka kritikuar gjithashtu presidentin rus, Vladimir Putin, për refuzimin e tij që të marrë pjesë në një takim katër-palësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar krizën siriane.
Thirrja e Merkelit bëhet derisa raportohet për intensifikim të luftimeve në rajonin Idlib të Sirisë, ku Turqia dhe rebelët antiqeveritar po luftojnë me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.
Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit.
E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimor për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë. /Rel
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...