Lady Gaga ka publikuar një këngë të re dhe ka hequr dorë nga një ves i vjetër.
Gjatë një interviste për New Music Daily with Zane Love, këngëtarja tha: “S’pi më cigare, por më parë pija 40 copë në ditë”.
Të hiqte dorë nga vesi ishte sigurisht shumë e vështirë, shkruan anabel. “Hoqa dorë menjëherë, jo gradualisht. Ishte shumë e vështirë. Nëse nuk pini duhan, mos e nisni. Ta lësh është më e vështirë se ta nisësh. S’do të pi më kurrë cigare se pashë Zotin për një javë të tërë. Ishte e tmerrshme.”

Dhe që ta keni të qartë sa e tmerrshme ishte heqja dorë, Gaga shtoi: “Betohem që s’po pi më cigare”.
Përveç këtyre të rejave, për momentin, Gaga po përjeton një lidhje romantike me sipërmarrësin dhe investitorin Michael Polansky.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit