Real Madridi thuhet se do të bëjë gjithçka në mënyrë që të transferojë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.
Forma e tij e lartë të Red Bull Salzburg në fillim të këtij sezoni bëri që skuadra gjermane të transferojë norvegjezin në afatin kalimtar për 20 milionë euro.
Të njëjtën gjë, 19-vjeçari po e bën edhe te Dortmundi, derisa ka arritur të marrë vëmendjen e disa skuadrave evropiane, mirëpo Los Blancos shihen si favortë.
Sipas asaj që raporton Marca, madrilenët janë të gatshëm që të lënë Achraf Hakimin në Signal Iduna Park, pasi aktualisht është në formë huazimi.
Mbrojtësi maroken do të qëndronte te Dortmundi, derisa Real Madridi do të ofronte edhe një shumë të parave për të transferuar norvegjezin.
Mbretërit thuhet se janë në garë edhe për Timo Wernerin e Rasenball Sport Leipzig, por që prioritet e kanë transferimin e Haalandit.
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës