Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se nuk ka raste të reja me koronavirus në vend. Në konferencën e sotme për shtyp Filipce theksoi se testet e shoferit të furgonit që udhëtonin nga Italia për në Maqedoni, si dhe të personit nga Vinica që iku nga spitali i Shtipit, janë negative, përcjell Gazeta Express.
Ai theksoi se sot në mëngjes në Klinikën infektive është paraqitur një grua me simptome të virusit dhe e njëjta po testohet nga mjekët.
“Ka një paciente që mëngjesin e sotëm është paraqitur në Klinikën Infektive, që ka udhëtuar në pjesën veriore të Italisë dhe në vendin tonë ka hyrë me 26 shkurt. Sot kam folur me konsulin tonë në Itali. Nuk ka qytetarë tanë në karantinë ose të sëmurë që jetojnë në rajonin e Italisë veriore“ tha mes tjerash Filipçe.
Në Maqedoni deri tani ka vetëm një paciente të diagnostifikuar me coronavirusi. Ajo po mbahet në karantinë në gjendje që qëndrueshme shëndetësore.
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP