Jo vetëm dhuna dhe krimi në familje, po dhe “indiferenca” ndaj saj mbetet një problem tepër i ndjeshëm në vend. Vrasja e një gruaje në mes të ditës, në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit bregdetar nuk u dëgjua dhe nuk u raportua nga askush.
Viktima, një grua 58-vjeçare u godit nga bashkëshorti me hekurin që përdorej për uljen e qepenit të dyqanit të tyre të metrazheve, pas një debati të nxehtë mes tyre, po askush në bizneset ngjitur me dyqanin e metrazheve, ku ndodhi krimi, apo nga kalimtarët e shumtë në trotuar, nuk reagoi. As nuk njoftuan policinë përmes një telefonate.
Të frikësuar apo indiferentë për atë që ndodh rreth e përqark, janë të shumtë ata që pohojnë se s’kanë parë a dëgjuar gjë deri në mbërritjen e policisë. Jashtë kamerave, pranojnë se nuk besojnë në ruajtjen e anonimatit në rast denoncimi.
-Ne vetëm pamë policinë. Thamë se po rrifeshin se unë nuk shoh kështu gjërash.
– Ata s’kanë dalë në rrugë të zihen. Nuk na ka rastis. Ata nuk janë budallenj të zihen në rrugë.
-Po të na qëllojë, patjetër që do të njoftojmë.
– Një ngjarje e rrallë në kuptimin negativ. Pa fjalë. Kam pas dyqanin afër me ta. Nga aparenca dukej i urtë. Edhe ajo gruaja shumë e urtë.
-Feja thotë mos vrit e të sillesh mirë me gruan e fëmijët. Është dhe ekonomia. Po, nuk e di nëse ata kishin probleme ekonomike. Njeriu duhet të bëjë mirë. Jo keq. Të gjithë kanë probleme, grindje në familje, po duhet të tërhiqesh e të bësh saber.
Siguria dhe situata e gruas në familje mbeten kritike, ndërsa nevoja për të vepruar në bazë të ligjit dhe ofruar më shumë shërbime të munguara është e madhe.
Rezarta Agolli, avokate mbrojtëse e grave te dhunuara
Është shumë e rëndë. Shteti duhet të funksionojë. Gjykata duhet të funksionojë. Mekanizmi i dhunës nuk po funksionon. Duhet patjetër të fillohet me urdhrat paraprak të mbrojtjes nga ana e policisë. Mendoj se faktet, rrethanat nuk paraqiten në organet ligjzbatuese ndaj jemi në këtë gjendje. Duhet të funksionojë bashkia e Durrësit që është institucioni i parë që duhet të punojë për parandalimin e dhunës familjare e më pas të gjitha hallkat. Mendoj që institucionet nuk po veprojnë siç duhet. Asnjë nuk po bën punën e tij.
Në Durrës, vetëm ditët e fundit është regjistruar rasti i parë i nxjerrjes së urdhrit paraprak të mbrojtjes nga policia, ndonëse ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare ia njeh këtë të drejtë policisë që prej 2 vitesh./tch
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata