Sot në Shkup pritet të filloj takimi i grupeve të punës mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, pas marrëveshjes së përbashkët për koalicion parazgjedhor.
Përqendrimi i punës së këtyre dy grupeve do të jetë harmonizimi i programit parazgjedhor të dy partive politike, si dhe lista e kandidatëve të mundshëm për deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç mëson Alsat, grupi i punës i Lëvizjes Besa do të udhëhiqet nga profesori Binas Pajaziti ndërsa mbledhje të tilla gjatë ditëve të ardhshme pritet të përforcohen mes partive politike me qëllim që të harmoniziohet programi.
Jozyrtarisht Lëvizjes Besa i janë ofruar pesë vende të garantuara ku në njësinë zgjedhore do të udhëheq Bilall Kasami ndërsa i katërti do të jetë Fadil Zendeli.
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...