Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për Euronews World, paralajmëroi zyrtarët e Bashkimit Evropian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij.
Kurti i kërkoi po ashtu përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili është spanjoll me origjinë, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të përfaqësojnë BE-në dhe jo interesat kombëtare.
“Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitoje asgjë më shumë përveçse të dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.
Albin Kurti mori detyrën si kryeministër i vendit në fillim të shkurtit, pas më shumë se dy dekadash në opozitë. Detyra e tij kryesore është të vazhdojë me negociatat me Serbinë për të vendosur një paqe midis dy kombeve, por kryeministri nuk do të pranojë asnjëherë idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti.
BE shpreson në rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të arrihet normalizimi i marrëdhënies mes tyre që nga shpallja e pavarësisë në 2008.
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...