Zëvendës-kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, në T7, ka thënë se qeveria Kurti me realizimin e vetingut po bën reformë të domosdoshme.
“Me veting ne po bëjmë reformë të domosdoshme për ta ndalë krimin dhe korrupsionin dhe shpërdorimin e parasë publike”, është shprehur Abazi.
Tutje Abazi tha se vetingu po bëhet për herë të parë dhe gjithçka është brenda kornizave ligjore.
“Është hera e parë që qeveria ka vendosur që burimin e reformave ka vendosur ta bëjë me njerëz nga këtu. Jo duke kërkuar justifikime ku sjell “ekspertë” nga jashtë”, ka thënë Abazi.
“Shkarkimet po bëhen brenda kornizave ligjore”.
Ai tha se Haradinaj i zgjati jetën PDK’së dhe Thacit kur hyri në koalicion me PDK’në.
“Haradinaj hyri në koalicion duke zgjatur jetën e PDK’së dhe Thacit”.
Gjithashtu, Abazi tregoi se ekziston një moskordinim mes ekzekutivit dhe presidentit rreth politikës së jashtme.
“Legjitimiteti i plotë në një shtet parlamentar, i takon qeverisë, jo presidentit. Për të qenë krejt korrekt, Kurti i drejtoi Thaçit një letër ku kërkoj akordim në pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme”, shtoi Abazi.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1