Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të mobilizohen për të kundërshtuar heqjen e taksës.
Ai ka shtuar gjithashtu se heqjet e taksës para zgjedhjeve në Serbi është bërë për të ndihmuar Vuçiqin të fitoj zgjedhjet, shkruan arbresh.info.
“Kemi diskutu për vendimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti, për heqjen e taksës pa kushte, dhe pa ndonjë kundërvlerë për Kosovës, kjo është ajo që ka njoftuar dje kryeministri Kurti. Na bën përshtypje sesi e ka copëtuar vendimin, me 15 mars e heq për lëndën e parë, ndërsa me 1 prill e heq tërësisht, me qëllim që ta mashtroj popullin. Absurdi i parë është që e hjek pjesërisht taksën me 15 mars, për me i lanë kohë Serbisë me pa sa është konstruktive. Pastaj, heqja e taksës tërësisht me 1 prill, shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia me qenë konstruktive. Nuk realizon asgjë me të, është absurd me prit konstruktivitet. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i zotëri Kurtit për me i fitu zotëri Vuçiq zgjedhjet në Serbi, edhe shihet që ka një marrëveshje mes dyve, e kuptohet çmimi është Lista Serbe, votat e Listës Serbe për Qeverinë Kurti”, ka thënë Haradinaj. /arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...