Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se Kina dhe Rusia po i rrisin orvatjet për të zhvilluar kapacitete të sofistikuara hapësinore, në përpjekje për të zvogëluar epërsinë aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.
James Anderson, i ngarkuar me detyrat e zëvendësit të nënsekretarit të Mbrojtjes, tha përpara një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA se Kina dhe Rusia janë duke zhvilluar disa armë që kanë kapacitet të godasin gati çdo klasë të aseteve hapësinore amerikane.
Anderson tha se Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen këtij kërcënimi “duke e transformuar sipërmarrjen hapësinore dhe duke punuar ngushtë me aleatët në operacione të kombinuara”.
Gjenerali i Forcës Hapësinore të SHBA-së, John “Jay” Raymond, u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të supozojnë më se epërsia e tyre në hapësirë është e garantuar”.
“Nëse parandalimi (i kërcënimeve) dështon, ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë për epërsinë tonë në hapësirë”, tha Raymond.
Anderson tha se kërkesa për buxhetin e mbrojtjes të vitit 2021 siguron 18 miliardë dollarë për programet hapësinore. /REL
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt