Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur për historinë e tij të kaluar me Chelsea sa ishte një fëmijë.
Mbappe po tërhiqte vëmendjen nga klubet më të mëdha kur ishte vetëm 11 vjeç, duke rënë edhe në radarin e Chelseat.
Megjithatë, edhe pse kjo gjë pritej të ndodhte, ishin prindërit e francezit që e ndaluan atë t’i bashkohet klubit londinez.
“Nëse nuk jeni unë, nuk mund ta kuptoni këtë. Por, për shembull, kur isha 11 vjeç, unë u detyrova të shkoj në Londër për disa ditë për t’u stërvitur me ekipin e të rinjve të Chelseat. Isha aq i ngazëllyer dhe i tronditur sa nuk doja t’iu tregoja as miqve të mi të lagjes, se ku po shkoja”, ka thënë fillimisht Mbappe.
“Unë nuk kisha telefon, kështu që i kërkova babait tim të ma jepte atë dhe u tregova atyre fotografitë që bëra. Kjo është kur ata më në fund më besuan. Por, gjëja e rëndësishme ishte që ata nuk ishin xhelozë. Ata ishin thjesht të mahnitur”.
“Pas asaj përvoje në Chelsea, unë u luta prindërve të mi që të më lejonin të largohesha nga Bondy dhe të shkoja diku në një klub të madh. Por, ju duhet të kuptoni nënën dhe babanë tim”.
“Ata donin që unë të qëndroja në shtëpi në mënyrë që të bëhesha fëmijë dhe të jetoja një jetë normale”.
“Unë nuk e kuptoja atë kohë, por në të vërtetë ishte gjëja më e mirë për mua, sepse mora shumë mësime që nuk do t’i kisha mësuar kurrë në një akademi”, përfundoi francezi. /Telegrafi/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...