Shqipëria sivjet përfaqësohet nga Arilena Ara në Eurovision BBC i ka dedikuar një shkrim Eurovisionit që këtë vit mbahet në Holandë nga 12 maji deri më 16 maj.
Në mesin e artistëve për të cilët ka pritshmëri të larta në këtë edicion është edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Qaj”.
Eurovisioni nuk do të ishte Eurovision pa një baladë fillon pjesa e artikullit të BBC-së për Arilena Arën. Në artikull thuhet se kënga “Shaj” këndohet me nota të larta.
Në këtë artikull përmendet edhe përvoja e saj në “X Factor Albania” në vitin 2013, me të cilën ajo u bë një nga yjet më të mëdha në Shqipëri me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Po ashtu u përmend edhe eksperienca e saj në Rusi dhe Rumani me këngën “Nëntori” dhe se ajo u bë e njohur atje, transmeton rtv21.tv.
“A mundet James Newman ta mund atë? Jo. “Shaj” është ndër këngët më të pëlqyera të Eurovisionit dhe synon të renditet në top pesëshe”, thuhet në artikullin e BBC-së.
Për muzikën e “Shaj” u përkujdesën Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovsi, ndërsa për tekstin Lindon Berisha.
https://youtu.be/jCKsleqWoz0
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...