Drejtori rajonal i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Hans Kluge i cili është për vizitë në Maqedoni, në intervistë për AIM, tha se “s’ka nevojë për panik. Unë si specialist i sëmundjeve infektive kuptoj plotësisht shqetësimin e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjeve të tyre”.
“Virusi është i ri, për këtë shkak kemi qasje serioze. Por, duhet të cekim se sot kemi 81.1000 raste, ku 97% janë prej Kinës, ndërsa tre përqindëshit tjetër jashtë Kinës, në 47 vende”, thotë Kluge, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, nga pesë pacientë, çdo i katërti apo 80% shëndoshen në mënyrë të suksesshme, te 15% ka simptome më serioze dhe vetëm pesë përqind janë në gjendje kritike.
“Vdekja nga gripi sezonal është më e vogël, po të mos harrojmë se çdo vit, 60.000 deri 70.000 vdesin nga gripi sezonal për të cilin kemi vaksinë dhe ka efikasitet të madh. Mesazhi im është i qartë, s’ka vend për panik”, tha Kluge.
Ai vlerësoi pozitivisht autoritetet e vendit në menaxhimin me coronavirusin.
“I uroj autoritetet, për shkak se Maqedonia e Veriut bëri vlerësimin e kapaciteteve nëse ka resurse të mjaftrushme njerëzore dhe infrastrukturore, para se të paraqitet rasti i parë në vend”, tha mes tjerash, Kluge.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...