Udhëzime të hollësishme se si të mbrohen nxënësit, studentët dhe stafi nga infeksioni i mundshëm me coronavirus, u janë dorëzuar shkollave, universiteteve, institucioneve publike shkencore dhe arsimore.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se institucionet arsimore udhëzohen që të shtyjnë ekskursionet e planifikuara në Itali, ndërsa sa më shpejt të jetë e mundur me telefon ose të japin në mënyrë elektronike informacionin nga i gjithë stafi i tyre, nxënësit dhe studentët nëse kanë udhëtuar në dy javët e fundit apo jetojnë me dikë që ka udhëtuar për në Lombardi, Veneto, Emilia Romania dhe Piemonte në Itali, si dhe në Kinë, Hong Kong, Iran, Japoni, Makau, Filipine, Republika e Koresë, Singapor dhe Tajvan.
“Personat të cilët e konfirmojnë këtë, nuk duhet të vijnë në punë ose të ndjekin mësime derisa të marrin udhëzime ose këshilla adekuate për hapat e ardhshëm, që do të duhet të ndërmarrin në varësi prej situatës dhe planit të institucioneve kompetente shëndetësore dhe qeverisë”, njoftojnë nga MASH.
Nga autoritetet e shkollës, universiteteve, institucioneve dhe institucionet publike arsimore, si dhe të gjitha institucionet e tjera arsimore u kërkohet të ngrisin nivelin e higjienës në nivelet më të larta, në të gjitha fushat ku ka frekuencë të lartë të njerëzve./Telegrafi/
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...