Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se Gjermania është në fillim të epidemisë pas gjashtë rasteve të reja të koronavirusit (Covid – 19) në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjendemi në fillim të epidemisë së koronavirusit në Gjermani”, u tha Spahn gazetarëve në Berlin.
Ai theksoi se në Gjermani nuk ka më mundësi të përcillet zinxhiri i infektimit siç kanë bërë deri më tani.
“Një numër i madh i personave kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar me virus. Çështja tani është nëse strategjia jonë aktuale e izolimit të virusit dhe prishjes së zinxhirit të përhapjes po funksionon”, tha ministri gjerman, duke përmendur se epidemia mund të anashkalojë Gjermaninë.
Në fillim të muajit, në Bavari u regjistruan tetë raste të infeksionit të koronavirusit, por ishte e mundur të monitorohej burimi i infeksionit në secilin person të infektuar.
Ai theksoi se pati një bisedë telefonike me ministrat federalë të shëndetësisë të mërkurën, në të cilën u dakordua se provincat duhet të fillojnë planet e tyre për shpërthimin e epidemisë së viruseve.
Në fund megjithatë tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik të panevojshëm dhe të përhapin frikë.
“Nuk duhet me kollën e parë të shkohet menjëherë tek mjeku”, shtoi ministri Spahn.
Në Gjermani, pesë raste të reja të koronavirusit janë shfaqur në dy ditët e fundit.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...