Regjistrohet rasti i parë me coronavirus në Maqedoni

17:09 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtori i Drejtorisë për shëndet publik në Maqedoni Zharko Karaxhovski kanë dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media për të kumtuar rezultatet për dyshimet për praninë e virusit Corona në Maqedoni.

“Kanë arritur rezultatet e para për pacienten e ardhur nga Italia, të cilat janë pozitive. Më lejoni të ju them se nuk ka vend për panikë. Janë marrë masat e duhura. Ajo ishte në Itali për disa muaj dhe për disa javë ka qenë e sëmurë. Pasi është futur në Maqedoni, menjëherë është marrë nën kujdes. Jemi duke i ndjekur gjithë protokollet për këtë rast. Do t’i izolojnë të gjithë bashkëudhëtarët e saj të cilët kanë ardhur bashkë prej Italie” tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

E sëmura vetë është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, së bashku me dy pacientë të tjerë. Të gjithë këto kishin ardhur nga Italia.

Shpërndaje në rrjete sociale