Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës në Ohri tha se turizmi është një nga kontribuesit kryesor në prodhimin tonë bruto dhe se kjo është nxitje plotësuese për zhvillim të kapaciteteve turistike.
“Viti 2019 e mbyllëm me afër 1.2 milion turist ose 5.8 përqind më shumë se vitin 2018, kjo tregon se masat e mara japin rezultate. Besoj se përmes një plani të mirë për zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonin Ohër-Strugë do të mundësojë zgjerimin e sezonit turistik e cila është shumë e rëndësishme për Ohrin”, tha Zaev.
Ai beson se anëtarësimi në NATO, fillimi i negociatave me BE-në dhe ndërtimi i miqësisë me fqinjët mund të zhvillojë turizmin në vend./telegrafi
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin