Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion paralajmëroi se do të ketë procedime penale për farmacistët ku ka patur rritje çmimi të produkteve të higjienës personale që këshillohen të përdoren për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Drejtuesi i emisionit pyeti ministren se a ka informacion se çmimet e këtyre produkteve janë rritur pa logjikë brenda 24 orëve, ndërsa ajo njoftoi se inspektorët kanë dalë në terren për të bërë verifikimet.
“E para duhet të nuk duhet të biem pre e panikut. Në Shqipëri të gjithë kanë vërshuar për të marrë masa të higjienës personale. Ne kemi marrë masa në strukturat spitalore që mos të ketë mungesa. Të gjithë elementët mbrojtëse të ekipeve janë dhe do të jenë. Në farmaci do të vijojë furnizimi sipas kërkesës. Kemi nxjerrë inspektoratin e barnave mjedisore për të bërë kontrollin për këtë inspektorët po vlerësojnë çmimet. Do të ketë kallëzime penale për farmacitë që abuzojnë me çmimet”, tha ministrja.
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...