Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka thënë se nuk ka dëshirë si çdo tifozë i “Djajve të Kuq” që Liverpool të mos e fitojë titullin e Premierë Ligës.
Liverpool vazhdojnë të jenë të pamposhtur në kampionatin anglez këtë sezon, 22 pikë më shumë se City që zë pozitën e dytë, transmeton portali arbresh.info.
Francezi për ESPN ka thënë se nuk ka dëshirë që rivali të fitojë Premierë Ligën, por e kanë merituar.

“Janë përpara të gjithëve. Nuk kanë humbur këtë sezon. Janë shumë afër për të fituar trofeun e Premierë Ligës”.
“Si lojtar i Manchester United dhe rivalitetit tonë, nuk duam që ta fitojnë titullin. Nuk duam që askush ta fitojë, por si futbollist dhe lojtar i respektueshëm me duhet të them se kanë merituar”.
“Janë me të mirë se sezonin e kaluar që fituan Ligën e Kampionëve dhe para dy sezoneve kur humbën nga Real Madrid në finale”, deklaroi francezi.
United nga ana tjetër është afër për të hyrë në top katër, pasi ka mbledhur 41 pikë, tri me pak se Chelsea./arbresh.info.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin