Skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Elena Hoxha, kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për grupmosha të reja në Olludag të Turqisë.
Deva fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina sllallom.
Lirika pati kohën 1:18.88 sekonda nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena pëfundoi me kohë 1:22.43 sekonda. Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese.
Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.
Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu.
Nesër vazhdojnë garat në sllallom të madh.

Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...