Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga coronavirusi.
Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të coronavirusit.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të shkollës thuhet se mësimet do të vijojnë normalisht online për 2 javët e ardhshme, por kjo periudhë mund të zgjatet ose shkurtohet në varësi të situatës.
“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, – shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”.
“Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetizolimit dhe për të bërë vetë-karantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së coronavirusit” – thuhet në njoftimin e drejtorit Artir Shkurti.
Njoftimin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...