Kosova ka bërë hapin e radhës për kualifikimet e Botërorit 2023.
“Dardanët” mposhtëm Luksemburgun me rezultat 80 – 84 (20-25, 25-19, 20-16, 15-24), transmeton portali arbresh.info.
Çerekun e parë Kosova e mbylli me pesë pikë avantazh 20 – 25, ndërsa vendasit u këndellen në çerekun e dytë duke e mbyllur me gjashtë pikë diferencë 25 – 19 (45 – 44).
Edhe çereku i tretë u takoi Luksemburgut, të cilët e përfunduan me katër pikë diferencë 20 – 16 (65 – 60), mirëpo “Dardanët” siguruan fitoren në çerekun e fundit duke e mbyllur me nëntë pikë diferencë 15 – 24 (80-84).
Më i dalluari te Kosova ishte Drilon Hajrizi 25 pikë, i ndjekur nga Kastrati me 19 pikë.
Me këto dy fitore Kosova kryeson në grupin B ndërsa pas tri ditëve është mysafirë i Sllovakisë./arbresh.info.
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...