Koronavirusi po vazhdon të përhapet me të madhe në Itali.
Rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).
Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për provat midis Lombardisë (47) dhe Veneto (16) rritet në 64. Deri më tani ka dy viktima.
Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.
Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.
“Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme” tha më pas ai./lajmifundit/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4