Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë ka vijuar takimet me qytetarët e Tetovës duke bashkëbiseduar për aktualitetet politike por edhe për ofertën zgjedhore të ASH për zgjedhjet e 12 Prillit.
Ai ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të ish ushtareve të UÇK-së të cilët sipas tij janë kontribuesit më të mëdhenjë të Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe antarësimin e Maqedonis së Veriut ne NATO.
Ziadin Sela tha se me që Marrëveshja e Ohrit ështe pjesë e Preambulës, dhe Marrveshja e Ohrit pjesë e Kushtetutës, është e pamundur që më meritorët e këtyre ndryshimeve siç janë ushtarët e UÇK-së, të ken një status të pazgjidhur ligjor.
Ai shtoi se udhëheqësia e BDI dhe shumë funksionarë e kanë shfrytzuar sakrificën dhe mundin e tyre, duke u pasuruar pa fund, dhe duke i lënë ushtarët e UCK-së dhe familjet e tyre të varfura, të cilët për cdo ditë migrojnë në perëndim.
Ai tha se BDI ka patur përgjegjësin politike që ta zgjedh statusin e ish ushtarve te UÇK ashtu si subjektet maqedonase që kanë qenë në pushtet që kanë zgjedhur fatin e branitelave. “Falë BDI-së branitellat dhe fëmijët e tyre , i gezojnë te gjitha ndihmat e shtetitz ndihma sociale madje edhe shkollim falas në universitet shqiptare ndërsa fëmijët e ushtarëve të UÇK duke pritur sot janë bërë burra dhe jo që nuk janë shkolluat falas, ata dhe prindët e tyre nuk e kan një vend pune”, theksoi Sela.
Sipas tij, kjo kategori e popullates sonë nëpërmjet MO është tani më kategori kushtetuese dhe merriton trajtim special, sepse Marrëveshja e Ohrit me gjitha defektet qe i ka, i ka ndihmuar vendit që të orientohet dhe te integrohet në NATO dhe BE, sepse gjithmonë është kërkuar nga faktori ndërkombëtar zbatimi sa më i shpejtë i MO. Ai përmendi edhe aneksin C te MO që sot ësht pjese e Kushtetutës qe ka të bëje me mirbesimin dhe pajtimin mes komuniteteve si dhe risocializimin e gjithe atyre qe jane përfshi në konflitktin e 2001, ai tha se kjo cështje do jete ndër prioritet tona edhe pse për këtë është përgjegjse BDI.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X